Është ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Marrëveshja që ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për çështjen e energjisë.
Të gjithë deputetët kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes.
Prezantimin e kësaj marrëveshje e ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bislimi ka thënë se kjo marrëveshje do ta ndihmojë Kosovën në pavarësinë e saj energjetike.
Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) kanë firmosur mbrëmë në Kongresin amerikan, Programin Kompakt të Kosovës, që pritet t’i sjellë vendit mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.
Krerët e shtetit e kanë quajtur këtë marrëveshje historike për Kosovën.
Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës./arbresh.info/
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...