Pesë kompani nga Kosova: Agroprodukt, OrganicHerb, A-D-E Group, Fungo dhe Hit – Flores, po promovojnë produktet e tyre në Panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2022”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë nga data 26 korrik 2022.
Hapësira ekspozuese për kompanitë kosovare është siguruar nga MINT/KIESA.
Kompanitë kosovare po promovojnë produktet e tyre si: bimë mjekuese aromatike bio – organike, fruta mali të ngrira dhe të thata, kërpudha, dredhëza dhe produkte të tjera të sektorit të bujqësisë, para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.
Po ashtu, përfaqësuesit e kompanive kosovare po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial me qëllim të krijimit të bashkëpunimit, rritjes së prodhimit dhe të eksportit.
Shtandi i Kosovës në këtë panair ka hapësirën ekspozuese prej 48 m2 dhe gjendet në Hall 4-271.
Panairi është i hapur deri më 29 korrik 2022./arbresh.info/
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...