Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agron Vrenezi, i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Sipas njoftimit nga ambasada, Vrenezi gjatë takimit me Erdogan, biseduan edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve.
“Ambasadori Agon Vrenezi sot i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftim.
“Në një bisedë miqësore, Ambasadori Vrenezi përcolli mesazhin dhe përshëndetjet e Presidentes, Qeverisë dhe të popullit të Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin turk, ndërkaq u konstatua niveli i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, me zotimin për shfrytëzim të të gjitha potencialeve që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve”, transmeton klankosova.
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...