Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se nga 27 korriku e deri më 7 gusht do të mbahet Karvani i Diasporës.
Në një konferencë për media të martën, Gërvalla ka thënë po ashtu se programi i dytë që ka paraparë ministria për diasporën këtë vit, ka të bëjë me diplomacinë publike.
“Programi i dytë i cili është fillimisht një program pilot është një program që ka të bëjë me diplomacinë publike. Është një interesim i natyrshëm i Republikës që të rinjtë që janë lindur e rritur në diasporë që ta njohin Kosovën përtej lidhjeve familjare”, ka thënë Gërvalla në konferencën bashkë me zëvendësministren e Jashtme, Liza Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se platforma “ShijoKosovën” do të lansohet të mërkurën në Gjilan.
“Si Ministri e Punëve të Jashtme në kuadër të Karavanit është pikërisht programi i diplomacisë qytetare. Është program lidershipi i cili është i dizajnuar që të zgjasë 6 muaj. Ky program është si pjesë e ndërlidhjes së strategjisë për diplomaci qytetare. Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të jenë pjesë e programit dhe të presim një ndërlidhje të tyre”, është shprehur ajo. /EO
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...