Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për media nga selia e LSI bëri deklarata të forta politike.
Ai tha se ka ardhur koha për një referendum si ai i vitit 98 nga shqiptarët, për të vënë para përgjegjësisë ata që i cilësojë si “Esat Pashët” e rinj që i nguli thika pas shpine Shqipërisë dhe Kosovës”.
“Duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e pushtetit, që ishte Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Që çdo gjë e kishte mire programuar me Edi Ramën. Jam këtu për t’i falënderuar mbështetësit e LSI për të gjithë angazhimet e tyre të mëparshme. Kemi një ndryshim të rrethanave historike nga momenti që u krijua LSI. Dhe nuk është tani një forcat politike që mund të ndryshojë fatet e vendit, siç ishte momenti i krijimit të LSI kur zgjidhte ngërçin dhe krizat politike nga dy partitë e mëdha”.
“Ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 Marsit të nisi rrugën e tij. Të shumëfishohet çdo ditë dhe shumë shpejt të fitojë referendumin që si e vetmja rrugë të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jo vetëm atë. Jam plotësisht i bindur se referendumi i ka munguar popullit të Shqipërisë prej vitit 1998 dhe referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata janë”, tha Meta. /arbresh.info/
Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve në Shqi...
Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, reagon AG...
Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar l...
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...