Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për arsye të panjohura ka sulmuar me kondak të revoles viktimën mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I dyshuari ka vetëdorëzuar një armë me një karikator që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
(II)
Në oborrin e një shkolle gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti dhe me viktimën mashkull K-Shqiptar nxënës, me ç’rast njëri prej të dyshuarve gjatë përleshjes dyshohet se e ka goditur me një thikë viktimën. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një thikë dhe një boks të hekurt që dyshohet të jenë përdorur në rast.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...