Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor në Ferizaj.
I njëjti dyshohet se me një person tjetër kanë gjuajtur me armë zjarri drejt pyllit në Ferizaj.
Kjo është konfirmuar edhe nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.
Hodaj ka theksuar se i njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregullt.
“Po, një zyrtar policor është i dyshuar për gjuajtje me armë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. I njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimit të Prokurorisë”, thuhet në përgjigje.
Kurse lidhur me rastin nga Policia e Kosovës ishte njoftuar për një rast me të shtëna me armë zjarri drejt pyllit në këtë komunë.
“Fsh.Jezerc, Ferizaj 23.07.2022-17:15 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy meshkuj të panjohur kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura. Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, lexonte sot raporti i policisë për këtë rast. /arbresh.info/
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...
Oficerët e emigracionit ndalojnë një fëmijë 5-vjeçar gjatë b...
Policia dhe Krimet Ekonomike me aksion në Prizren për manipu...