Sheshet e Prishtinës janë mbushur me aktivitete dhe panaire të shumta të cilat po vizitohen vazhdimisht nga qytetarët e Prishtinës.
Kështu sot u bë hapja e panairit dimërorë në sheshin “ Skënderbeu”, në të cilin tre ditë radhazi qytetarët do të kenë mundësi t’i provojnë produktet e rreth 70 bizneseve, të cilët promovojnë produkte të ndryshme si pije, ushqime, veshje tradicionale e shumë çka tjetër.
Hapja e panairit u bë nga përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe shumë qytetarë, me ç’rast kishin mundësi t’i provonin produktet e ekspozuara nga bizneset.
I Pari i Prishtinës, Shpend Ahemti falënderoi BE që ka financuar panairet e organizuar si dhe për ndihmën e vazhdueshme që i japin Kosovës.
“Kam kënaqësinë që jam këtu me juve në hapjen e këtij evenimenti. Se pari falënderoi Bashkimin Europian për financimin që kanë bërë dhe panairet që kanë organizuar dhe që po vazhdojnë t’a ndihmojnë Kosovën. Panairet si këto kanë qenë të nevojshme dhe të domosdoshme”, ka thënë Ahmeti.
Ky manifestim tashme tradicional është një mundësi e mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për bizneset që të promovojnë produktet e tyre.
Ky panair është organizuar nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim, të financuar nga Bashkimi Evropian./Arbresh.info
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...
Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vi...
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këty...
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan