Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është brengosëse rritja e infeksioneve me coronavirus në 10 ditët e fundit në Kosovës.
Qeveri e Albin Kurti thotë se është në gjumë të thellë.
“Për pakë ditë, afër 10000 mijë qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht dhjetëra qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës”, ka shkruar deputeti i LDK-së, në rrjetin social Facebook.
“Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shëndetësisë dhe situatës pandemike”.
Sipas tij, menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani.
“Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSh dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore”, ka përfunduar Zemaj. /arbresh.info/
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami