Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona shtetas të Maqedonisë së Veriut pasi kanë kanosur një banor të Gjilanit duke ia marrë një shumë prej 200.000 Franga Zvicerane.
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkepunim me Policinë e Kosovës- NJHK ne Gjilan, pas marrjes se informacionit se personat e dyshuar S.P. dhe M.S. shtetas te Maqedonise se Veriut, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarin M.S. banorë i Gjilanit se do të zbulojnë diç në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, në atë mënyrë që e detyrojnë të njejtin të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij , duke ia marr shumën prej 200,000 Franga Zvicerane”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë dhe me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, shkruan arbresh.info.
“Prokurori I shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprime hetimore dhe sot më date 22.07.2022, rreth ores 20:10, te njejtit janë arrestuar në flagrance duke pranuar shumën prej 6,000 euro, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë”, thanë tutje nga Policia.
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente./arbresh.info/
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...