Arritja e bashkatdhetarëve tanë nga vendet e Evropës Perëndimore, përmes komunikacionit rrugor, nuk po shkakton pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar me vendet fqinje – veçmas me Serbinë.
Sipas raportit të mëngjesit të sotëm nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (ora 07:22) në asnjërën nga vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë nuk janë regjistruar pritje për të hyrë në Kosovë.
Në vendkalimin kufitar Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet 10-15 minuta. Ndërsa, në Merdar pritet 5-10 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje./arbresh.info/

Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...