Siria njoftoi të mërkurën, më 20 korrik, se ka shkëputur raportet me Ukrainën, në mbështetje të aleates së saj të ngushtë, Rusisë.
Siria tha se ky vendim është marrë në përgjigje të një lëvizjeje të ngjashme të Kievit.
“Republika Arabe e Sirisë ka vendosur të shkëpusë raportet diplomatike me Ukrainën në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe në përgjigje të vendit të Qeverisë ukrainase”, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve, SANA, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme, i cili nuk u identifikua.
Muajin e kaluar, Ukraina njoftoi se ka shkëputur raportet diplomatike me Sirinë, pasi kjo e fundit njohu pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.
Kievi ngjashëm ka vepruar në korrik edhe me Korenë e Veriut, e cila po ashtu njohu pavarësinë e dy republikave separatiste, që mbështeten nga Rusia. rel
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...