Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar nga BE-ja që t’ia liberalizojë Kosovës vizat.
“Shqipëria hap nesër bisedimet e anëtarësimit me BE-në. Një sinjal i mirë për të gjithë rajonin. Tani, e dashur BE, jepi Kosovës Liberalizimin e Vizave të merituara. Është e turpshme”, ka shkruar ajo.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë nesër Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Delegacioni shqiptar do të përbëhet nga 25 emra të lidhur me procesin e integrimit dhe kryesohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa pjesë e tij janë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, etj. /arbresh.info/
Albania ?? opening accession talks with #EU tomorrow!
Good signal for the whole region.
Now, dear #EU, grant #Kosovo the well deserved #VisaLiberalization. It is embarrassing.
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) July 18, 2022
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...