Sot do të mbahen mbledhjet e tre kimisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, do të ketë në rend ditë tri pika si shqyrtimi i Projektligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve të Përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore, si dhe shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022.
Kurse në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, dot ë ketërRaportim të Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.
Po ashtu në këtë mbledhjje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III). Për këtë i ftuar është Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;.
Ndërsa Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka në rend ditë vetëm një pikë ku do të diskutohet për nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”./arbresh.info/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...