Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi ishin të pranishëm në bypass-in e Vlorës për inspektim dhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Në fjalën e tij, Varhelyi tha se “Shqipëria është gati për të nisur negociatat”.
“Shqipëria është gati për të nisur negociatat dhe nuk ka pikëpyetje që Shqipëria ka bërë çdo gjë që ishte e nevojshme. Unë jam shpresëplotë që java e ardhshme do të jetë ajo që kemi kaq kohë që presim”, deklaroi Varhelyi.
Komisioneri shtoi se “nuk ka ekonomi dhe nuk ka tregti pa ndërlidhje, pa rrugë”.
“Ndërlidhja është një nga çështjet më të rëndësishme që ka dalë nga plani jonë ekonomik. Kjo është pjesë e Korridorit 8 dhe jam krenar për BERZH dhe BE, që e bënë këtë gjë të mundur”, tha komisioneri./A2
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...