Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për propozimin e Shqipërisë për një bazë të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.
Në një komunikim me gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha e quajti mega-skandal projektin e portit të Durrësit.
Berisha u shpreh se dje në konferencën për shtyp me Jens Stoltenberg, Edi Rama nisi recitimin për Porto Romanin, por sipas kryedemokratit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë.
“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërsisht sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qenë është dhe mbetet fuqimisht një forcë pro-atlantike e vërtetë. PD mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj sërish se është e gatshme t’i ofrojë nesër në pushtet aleancës të gjitha lehtësirat aero-portuale e të tjera, që asaj i duhen për përmbushjen e misionit të madh”, ka thënë Berisha.
“E përshëndes faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës, i cili për të mbuluar mega-aferën e tmerrshme me Emaar të përvetësimit të 1 mijë m2 tokë në Durrës, kërkon ta bëjë këtë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një mega-skandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka aleanca për qëllime të veta korruptive”, ka shtuar Berisha.
“Pata kënaqësinë e madhe të konstatoj se në konferencën e shtypi, ndonëse Rama nisi recitimin e tij me Porto Romanin dhe portin e madhërishëm që do të ndërtohej, sekretari i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi dhe foli për kontributin e Shqipërisë, për rolin e saj, për Ballkanin dhe unë e përshëndes përzemërsisht. Nga ana tjetër, shtoj këtu se është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh në një kohë kur ke damkën e një mega-korruptori, e një persekutori të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të larë paratë e krimit dhe për të bërë vendin tënd simbol të drogës dhe krimit”, deklaroi Berisha.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...