Të paktën 20 persona janë vrarë përfshirë 2 fëmijë dhe 50 janë plagosur pas sulmeve me raketa ruse në Vinnytsia mëngjesin e të enjtes.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Presidencës së Ukrainës, e quajti sulmin “një krim tjetër të pushtuesve në qytetin tonë paqësor” në një mesazh në Telegram.
“Sulmi u krye me raketa “Kalibr” që janë lëshuar nga nëndetëset e vendosura në Detin e Zi”, shtoi Tymoshenko.
Vinnytsia nuk ka qenë epiqendra e ndonjë sulmi të mëparshëm rus që nga fillimi i pushtimit. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dënoi sulmet ajrore në një mesazh në Twitter.
“Të paktën një fëmijë u vra, mes viktimave të tjera të një sulmi me raketa në Vinnytsia. Ne do të gjykojmë kriminelët rusë të luftës për çdo pikë gjaku dhe loti ukrainas,” tha Kuleba në një mesazh në Twitter./arbresh.info/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...