Vala e re e infektimeve nga nënvariantet e Omicron po rrit rastet e rënda dhe shtrimet në spital.
5 deri 8 urgjenca çdo ditë i drejtohen spitalit Covid, në QSUT.
Aktualisht, 30 pacientët e shtruar janë të moshave mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, kryesisht diabet. Mjekët thonë se pacientët e shtruar raportojnë ta kenë kaluar edhe më parë koronavirusin. Ndërsa procesi i vaksinimit nuk është kryer i plotë.
Në këtë valë të re të koronavirusit, mjeket po vënë re ndryshime të shenjave të sëmundjes. Nënvariantet e Omicron nuk po prekin vetëm mushkërinë, por po shkaktojnë probleme edhe tek organet e tjera jetësore, tek zemra dhe truri.
Megjithatë, mjekët pohojnë se këto variante janë më të lehta sesa ato që kemi kaluar gjatë pandemisë. Nga 1 000 të infektuar në ditë, 5 deri 8 përfundojnë në spital. Edhe koha e qëndrimit në pavion ëhstë përgjysmuar, nga tri javë në 10 ditë./A2
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro