Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren, ku mbeti i vdekur një person ndërsa u lënduan dy të tjerë.
Në këtë aksident me fatalitet u përfshinë një veturë dhe një kamion.
I dyshuar për këtë rast është vozitësi i kamionit, i cili është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm.
Shoferi me inicialet B.K., dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti.
“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë vozitësin e kamionit, përkatësisht personin me inicialet B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti.
Tutje, ajo ka shtuar se për të njëjtin, prokuroria brenda afateve ligjore do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore.
Ndërsa, shefi i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu, ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.
Sipas tij, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...