Anëtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se askush më mirë se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk e ka ditur më mirë se si ta ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës.
Hyseni ka thënë se Ibrahim Rugova qëndron në themel të shtetit të Kosovës.
“Historinë e shtetit të Kosovës duhet pa në vijimësi, jo copa copa”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se Rugova ishte i parë që e bëri problemin e Kosovës ndërkombëtar.
“Ibrahim Rugova e ka kuptuar në thelb. Askush ma mirë nuk e ka ditë se si bëhet ajo punë. Nxjerrja e Kosovës në tregun politik ndërkombëtar, kur s’e ka njohur askush fare”, ka thënë ai.
Hyseni ka përshkruar pse Rugova ishte kaq i veçantë.
“Shfaqja e Rugovës si figurë letrare rebele, si një rebel në relacionet letrare me entitetet e ish-Jugosllave, shoqatat letrare të ish-Jugosllavisë. Kjo e ka nxjerrë Ibrahim Rugovën si një figurë që mendon ndryshe, që ka një qasje tërësisht perëndimore. Rugova e ka parë tërësisht të ndarë relacionin politikë-religjion”, ka thënë ai në T7.
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas