12 mijë e 174 kurbanë janë pranuar në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku më pas janë therur.
Kështu ka njoftuar BIK-u, të hënën, ku ka treguar se do të tregojnë emrat e atyre që kanë dorëzuar kurbanë.
Ky numër kurbanësh nuk përfshin edhe kafshët e tjera të prera në ditën e Bajramit, që nuk u dorëzuan në BIK.
“Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së”, thuhet në njoftim.
“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij”, përfundon njoftimi. /arbresh.info/

Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...