Muriqi kalon testet mjekësore në Itali

14:25 | 11 Korrik 2022
KRG

Lojtari me prejardhje kosovare, Vedat Muriqi, tashmë ka përfunduar testet mjekësore  në Itali.

Vizitat mjekësore tek Club Brugge ishin arsyeja e mos transferimit të tij.

Për çdo rast, Lazio ka vendosur që testet mjekësore të kryhen edhe në Itali.

Mediat italiane, kanë raportuar se testet kanë përfunduar me sukses, transmeton arbresh.info.

Kjo ishte një përgjigje për klubin belg, i cili tash do të vendosë nëse do ta marrë apo jo përfaqësuesin kosovar.

Club Brugge pasi ia ka bërë atij vizitat mjekësore, ka kërkuar që Lazio t’ia japë në huazim lojtarin për një vit ose t’ia shesë atë më lirë.

Skuadra italiane ka bërë të ditur se do të dërgojë  ankesë në drejtim të FIFA-s  në lidhje me këtë manipulim nga Club Brugge.

Lazio po planifikon ta shesë Muriqin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që me paratë e shitjes së tij ta blejë ndonjë futbollist tjetër, shkruan “Gazeta Express”.

Mbetet të shihet nëse Muriqi do të përfundojë në Club Brugge apo jo, ndërsa atë e duan edhe Mallorca, Galatasaray e Hull City. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale