Pas protestës masive të organizuar nga opozita pasditen e së enjtes, ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ai e cilësoi manifestimin paqësor, imazhin më të bukur të një shoqërie të gjallë e te një demokracie në veprim.
“Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik”, shkruan Meta.
Presidenti gjithashtu përshëndeti qëndrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të nisjes së negociatave, si dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal, në kuadër të procesit të Berlinit./arbresh.info/
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...