Policia e Kosovës përmes një kumtese njofton se sot rreth orës 10:10 minuta policia e Suharekës ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një shtëpi banimi në fshatin Krushicë ka shpërthyer një zjarr.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Sipas raporteve policore thuhet se dy fëmijë të vitlindjes 2013 kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren por jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i KEDS dhe eksperti komunal për hetimin e shkaqeve të zjarrit.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...