Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë kufitarë të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje, konkretisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë-Morinë.
Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit.
“Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin ‘Pika’ kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast. /arbresh.info/
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...