Pyjet e Krastës në Krujë janë ende në flakë. Disa persona ende të paidentifikuar kanë aktivizuar vatra të reja zjarri duke i rrezikuar jetën edhe zjarrfikësve në zonë.
Flakët u shuan mëngjesin e sotëm, por u aktivizuan sërish dhe një patrullë policie ndodhet në vendngjarje në ndjekje të personave të dyshuar të cilët mendohen të jenë ende në zonë.
Deri më tani në Krastë janë djegur rreth 70 hektarë pyje. Burime bëjnë me dije se emergjencat bashkiake kanë kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes ndërhyrjen nga ajri, pasi është e pamundur që flakët të neutralizohen nga forcat zjarrfikëse. Por, 4 helikopterët ‘Coguar’ të ‘Mbrojtjes’ janë në remont.
Ndërkohë, dy vatra aktive zjarri janë shfaqur në fshatin Zejmen dhe në një zonë në fshatin Troshan të Lezhës. Zjarri në Troshan ka rënë rreth orës 14:00 dhe vijon të jetë aktiv. Deri më tani mësohet se janë shkrumbuar mbi 50 hektarë me ullinj e pemëtari.
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...