Nxënësve të SHFMU “Gjon Serreçi” u është bërë dhuratë një vepër e Fondacionit të Kosovës për Inovancione. Tabela e shumëzimit në shkallë të kësaj shkolle ka qenë një befasi e këndshme për ta.
Ish-nxënësi i kësaj shkolle dhe kryetar i këtij fondacioni, Bashkim Fazliu-Migjeni ka thënë se bëhet fjalë për një pilot-projekt që do të shtrihet edhe në shkolla tjera si Prishtinë, Kaçanik, Han i Elezit e Shtime dhe ka qëllime të shumëfishta.
“Përmes tabelës së shumëzimit në shkallë, kemi menduar që të nxisim kreativitetin e nxënësve, që sa herë këta të kalojnë nëpër to të kujtojnë tabelën dhe obligimet tjera që kanë ndaj shkollës. Ideja ka qenë e një shkolle amerikane dhe ne e kemi adaptuar paksa. Kam parë një ngazëllim tek nxënësit dhe uroj që kjo të kthehet në kontribut që këta nxënës do t’i japin shkollës dhe dijes”, ka thënë Fazliu.
Nga ana tjetër, drejtori i shkolës, Milazim Dërguti e ka mirëpritur këtë projekt, pasi sipas tij do të ketë ndikimet pozitive për nxënës.
“Projekti ndikon pozitivisht tek nxënësit, për arsye se sa herë që të kalojnë këndej, t’u kujtohet tabela, dhe të mbajnë qasjen direkte të lidhjes me mësimin, duke mos e shkëputur vëmendjen nga mësimi”, ka thënë Dërguti.
Bashkim Fazliu ka vënë në dukje se ky pilot-projekt do të gjejë zbatim në shkollat e rajonit të Ferizajt, ndërsa mirëpret mbështetjen e MASHT-it dhe donatorëve për realizimin e këtij projekti edhe në vende tjera.
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...
Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vi...
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këty...
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan