​Vdes këmbësori i aksidentuar në Pejë

14:49 | 10 Dhjetor 2015
M. A.

Policia e Pejës njofton se sot është njoftuar nga përgjegjësit e QKUK-së në Prishtinë se i lënduari nga aksidenti që ka ndodhur më 27 nëntor Albion Morina ka ndërruar jetë.

Aksidenti kishte ndodhur më 27 nëntor rreth orës 21:15 në rrugën “ Konferenca e Bujanit” përkatësisht në vendkalimin e këmbësorëve,me ç’rast lëndime të rënda trupore kishte pësuar këmbësori Albion Q. Morina (1998) nga Peja.

I dyshuari shtetas i Kosovës , I.K. (1977) ishte duke drejtuar veturën ‘VW Passat’ me targa të regjistrimit vendor në korsinë e majtë drejtimi nga Peja në drejtim të fshatit Vitomiricë.

I njëjti me mjetin që drejtonte nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës,shenjave të komunikacionit rrugor, përkatësisht shenjës së vendkalimit të këmbësorëve , me ç’rast godet me pjesën e parë ballore të anës së majtë viktimën (këmbësor),të cilin e hedh në xhamin e parë mbrojtës të mjetit tij dhe e përplasë për tokë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ldhur me ketë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit.

Lidhur me ketë menjëherë është njoftuar prokurori shtetit për krime të përgjithshme dhe me urdhër të këtij , trupi i pa jetë i viktimës iu lirohet familjarëve për të vazhduar me ceremoni mortore të varrimit , me ç’rast nuk është dërguar për autopsi.

Shpërndaje në rrjete sociale