Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga NISMA, Zafir Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka shkruar për të mirat dhe të metat e situatës aktuale në Kosovë.
Ja postimi i plotë i z.Berishës:
Të mirat dhe të metat e situatës aktuale në Kosovë.
Përpjekjet për mbrojtjen e sovranitetit të vendit nga opozita dhe qytetarët e Kosovës, prej katër muajsh tashmë, mbartin të mirat dhe të këqijat e tyre. Ndër të mirat është se tashmë u kuptua se Hashim Thaçi nuk mund të vazhdojë me logjikën e tij në Bruksel, “Unë jam Kosova”, dhe të flasë për vendin si për ‘bahçen’ e babait të tij. Si dhe dështimi i skenarve te rradhës që në parlamentin tonë të ketë përplasje fizike mes deputetëve, në një kohë që opozita pikërisht për dështimin e këtij plani ka përdorur gazin lotsjllës duke ngacmuar veten dhe kolegët e tyre vetëm e vetëm mos të ket përplasje fizike. Nga ana tjetër e keqja është se korrupsioni dhe krimi i organizuar por dhe kapja e shtetit vazhdojnë të fundosin ambiciet dhe perspektivat e qytetarëve për integrimin europian. “Lirimi” i shtetit është një domosdoshmëri urgjente dhe për të arritur këtë duhet vendosmëri dhe guxim qytetar, pasi nëse deri dje kapja e shtetit ndodhte nga PDK-ja, tashmë në kapjen e tij po “fut hundët” dhe LDK. Dyshimet se rreth 1 miliard euro gjenden në duart e përfaqësuesve të PDK-së dhe faktit se rreth 60 mijë shërbyes civilë të cilët administrojnë shtetin, janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt me PDK-në, janë një tregues fatal për vendin; por dhe për faktin se deri ku ka shkuar kapja e shtetit tonë. Prandaj me vendosmëri dhe guxim të paluhatur, duhet të bëhemi bashkë në interes të vendit, sa nuk është shumë vonë.
Z.B
Operacioni policor në Hajkobillë, arrestohen 4 të dyshuar pë...
Kushtrim Kokalla: Kam hy në kredi 25 mijë euro për Naim Murs...
Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, sy...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Kokalla:Më thanë ...
Vrasja makabre e Liridona Ademaj/ Naimi, Kushtrimi e Graniti...
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...