Gjatë një ceremoni të zhvilluar sot me rastin e marrjes së Kryesimit të Bashkimit Evropian nga Republika Çeke, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, ka prezantuar përparësitë e tyre gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së, shkruan arbresh.info
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë lider të shumtë si nga vendi ashtu edhe lider ndërkombëtar.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave.
“BE-ja ka kaluar shumë kriza në vitet e kaluara, por çdo herë e kemi menaxhuar të dalim edhe më e fortë”, ka thënë Tomas Szunyog.
Ai ka shtuar se Kosova ka qenë dhe është e mirëseardhur të jetë partner i BE-së , duke theksuar që Kosova ka qëndruar konstante në përgjigjet ndaj agresionit rus, në mënyrën e njejtë sikurse Bashkimi Evropian.
“Ajo ka dhënë kontribut edhe në aspektin humanitar, duke strehuar edhe gazetar ukrainas”, ka thënë i pari i BE-së në Kosovë./arbresh.info/
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...