Ministria e Shëndetësisë derisa ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, ka thënë se vaksinat që i përdor Kosova janë të sigurta.
Sipas njoftimit, vaksinat rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.
“Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”, thuhet në apelin e MSH-së.
Tutje, thuhet se vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.
“Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm!”.
Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë rastet e infektimit me coronavirus janë shënuar rritje. Vetëm të mërkurë, sipas MSH-së janë konfirmuar 177 raste pozitive. /arbresh.info/
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...