NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, sipas një deklarate nga krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të mërkurën, sipas CNN.
“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.
Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pas ftesës, duhet ratifikimi në 30 parlamentet e vendeve anëtare.
“Ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente; kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por unë pres gjithashtu që të shkojë mjaft shpejt sepse aleatët janë të gatshëm të përpiqen që procesi i ratifikimit të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha shefi i aleancës ushtarake./arbresh.info/
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...