Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot samitin që po mbahet në Madrid, Spanjë.
Duke folur për mediat, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thotë se nëse presidenti rus Putin shpreson se NATO nuk do të zgjerohet, e ka gabim.
“Ne kemi dy anëtarë të rinj që vijnë, Finlanda dhe Suedia, një hap i madh përpara për aleancën tonë”, tha kreu i qeverisë britanike.
Johnson thotë se samiti i sotëm do të diskutojë se çfarë mund të bëhet më shumë për të mbështetur Ukrainën dhe çfarë mësimesh mund të nxirren nga muajt e fundit.
Diskutimet do të fokusohen gjithashtu në “rishikimin e qëndrimit të NATO-s në krahun lindor”, shton ai./abcnews.al
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave