Riintegrimi dhe punësimi i të rinjve si dhe mundësitë e migrimit legal për punësim të shtetasve të Kosovës në Gjermani ishte tema e konferencës për medie e organizuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se janë të përkushtuar që përmes arsimit cilësor të zgjidhen problemet e punësimit.
“Modeli i arsimimit profesional në Gjermani të konvertohet në realitetin kosovar, në realitetin e një ekonomie të zhvillimit sepse gjasat janë të mëdha nëse ne kemi një model të këtij arsimimi”, ka thënë Bajrami.
Ambasadorja gjermane Angelika Viets theksoi se ka përpjekje të Qeverisë së Kosovës për arritjen e zbutjes së papunësisë.
“Qeveria gjermane dhe kosovare do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për çështjen e migrimit legal për punësim. Përshtypjet tona janë që
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës” ka thënë Viets.
Kurse, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se do t’i ndjekin përvojat e Gjermanisë për aftësimin, riintegrimin dhe punësimin e të rinjve./Arbresh.info

Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...