E ardhmja e Suarez mund të jetë më afër se kurrë një përfundimi të suksesshëm, transferimi i uruguaianit tek River Plate, mund të bëhet i ditur sot.
Gazetari Bruno Vain nga ‘Direct TV’ pohoi se informacioni vjen nga “burimi më i mirë i mundshëm” dhe se njoftimi do të zyrtarizohet në orët në vijim.
Që kur Atletico konfirmoi largimin e tij, një numër skuadrash kanë shprehur interesimin e tyre për shërbimet e tij.
Një nga klubet që tregoi interes, edhe pse në mënyrë shumë informale, ishte River Plate. Një transferim te klubi argjentinas dukej praktikisht i pamundur, kryesisht për aspektin financiar.
Megjithatë, River tani është bërë një opsion real. Aq sa nënshkrimi i sulmuesit mund të zyrtarizohet pikërisht këtë të hënë, nëse merren parasysh burimet e Bruno Vain.
Gazetari i ‘Direct TV’ bëri të ditur se ky informacion i ka ardhur nga “burimi më i mirë i mundshëm”. Nëse ai përfundon në El Monumental, ai do të ishte zëvendësuesi natyral i Julian Alvarez , i cili u largua për në Manchester City. /arbresh.info/

Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...