Temperaturat në vendin tonë pritet të shkojnë deri në 41 gradë celsius gjatë javës.
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania se temperaturat do të shkojnë 39 gradë celsius deri në datën 30 qershor dhe në ditë e para të korrikut, që përkojnë me fundjavën, temperaturat do të arrijnë në 40-41 gradë celsius.
Edhe në bregdet vlerat termike do të jenë të larta 36-37 gradë, ndërsa në zonat malore 34-35 gradë.
“Mëngjesi i sotëm ka qenë relativisht i freskët, në ditët në vijim priten rritje të vlerave minimale deri në 24 -28 gradë, që do të thotë që edhe mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të nxehtë”, tha Osmani.
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...