Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 33 ose 34 gradë Celsius tanimë janë bërë të përditshme në shumë vise tjera mesdhetare të Shqipërisë.
Në Kosovë dhe Maqedoni ka pasur ditë nxehta por që po ndërpriten shpeshherë nga rrebeshet e shiut, por gjatë javës së re dhe fillimit të korrikut temperatura të larta me origjinë nga Afrika Veriore do të përfshijnë edhe Kosovën.
Parashikohet që temperaturat do të arrijnë deri në 35 dhe 36 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 38, madje nuk përjashtohet mundësia që ajo të ‘prek’ edhe shifrën 40 nën hije, ngase normalisht direkt në diell dhe në zonat e betonizuara urbane temperatura mund të shkojë deri 46°, por kjo nuk llogaritet sipas standardeve meteorologjike.
Pra, nga nesër stabilizim gradual i motit, ndërsa gjatë javës rritje progresive e temperaturave. /MeteoBallkan
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali