Renato Sanches do të largohet këtë verë nga skuadra e tij aktuale Lille.
Mesfushori portugez ka pasur formë fantastike në dy sezonet e fundit dhe është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë.
Milan dhe PSG janë skuadrat që po kërkojnë shërbimet e tij, por problemi qëndron tek kërkesat e Lille, që janë 30 milionë euro.
Gazetari i 10Sport, Alexis Bernard ka raportuar se PSG ka bërë një ofertë fillestare në drejtim të Lille prej 10 milionë euro për Sanchesin.
Mirëpo kjo ofertë është refuzuar nga Lille, pasi synojnë që të fitojnë shumë më shumë nga shitja e yllit të mesfushës.
Gjithsesi vet futbollisti i ka thënë ‘PO’ transferimit në Parc de Princes dhe ka një marrëveshje paraprake me parisienët.
Tani mbetet të shihet nëse dy klubet do të gjejnë gjuhë të përbashkët për çmimin e transferimit të Sanches tek kampioni francez./arbresh.info/
?Les nouvelles fraîches du dossier Renato Sanches / PSG⬇️
1⃣ Première offre à 10 M€
2⃣ Négociation entre les clubs. Lille veut plus mais écart largement à la portée du PSG
3⃣ Renato Sanches veut venir à Parishttps://t.co/h9tplWoeBr
— Alexis BERNARD (@AlexisBernard10) June 24, 2022
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...