Për herën e katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të Luginës së Preshevës, këtë të enjte është organizuar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Por, qytetarët nuk kanë mundur të votojnë fare.
Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka fajësuar komisionerët e partisë së Ivica Daçiq për pengesa.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Këto zgjedhje ishin shansi i fundit që Kamberi të zë ulëse si deputet në Kuvendin e Serbisë./arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje