Edi Rama në Prishtinë, merr pjesë në promovimin e librit të Enver Hoxhajt
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot po qëndron në Kosovë.
Sipas agjendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama sot merr pjesë edhe në promovimin e librit “Përplasja e madhe” të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm.
Libri, flet për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që Hoxhaj sa ishte ministër i jashtëm i Kosovës kishte hasur, e që lidheshin me luftën e Rusisë kundës Kosovës.
Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nisi dje dhe i shoqëruar me disa ministra të kabinetit të tij, ai vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe po ashtu, vizitoi dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare. /arbresh.info/
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...