Ka përfunduar takimi i kryeministrit, Albin Kurti, me përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk mund ta prekni pikën 3.1 që pensioni të jetë baraz me pagën minimale. Ai tha se do të propozojë diçka me shkrim. Edhe ditën që do ta thërrasin seancën për lexim të dytë, do të dalim në protesta, nëse nuk i marrin parasysh kërkesat tona”, deklaroi Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai shtoi se kryeministri Kurti, përsëri i kishte përmendur numrin e madh të veteranëve.
“Nuk është çështje e tij, por e gjykatës. Edhe nëse krijohet komision i ri duhet të bëhet verifikimi”, deklaroi Klinaku.
Një ditë më parë, veteranët e UÇK-së protestuan për rreth tetë orë para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar miratimin në parim të Projektligjit për lartësinë e pagës minimale.
Ata duan tërheqjen e këtij ligji dhe përfshirjen e pensioneve të tyre në lartësinë e njejtë të pagës minimale.
Protesta e tyre përfundoi kur Kuvendi ndërpreu punimet e seancës, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.
Opozita ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojnë me bllokime deri të gjendet një zgjidhje për veteranët e UÇK-së./arbresh.info/
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...