Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ndonëse ka një urdhërarrest nga Gjykata, është parë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
“Jam duke u solidarizuar me kërkesat e veteranëve. Të drejta të cilat Kuvendi dhe Qeveria i ka diskriminuar. Për bindjen tonë është dukë u luftuar kjo kategori. Me qit në opinion publik diskutimin se a duhet me ja jep veteranit 170 euro apo 250 euro, kjo nuk është diskriminim, as shkelje e të drejtave kjo është luftë e veteranit sepse kjo qeveri ka jep me qindra miliona euro edhe KEDS-it e ua ka paguar rrymën bankave që bëjnë më shtrenjtë se pagat e veteranëve”, tha Molliqaj.
“Ne u paguajmë rrymën edhe serbëve në veri e tash me diskutu a është e drejtë ose jo kjo është lufta ndaj veteranëve. Qeveria dhe kuvendi kanë hapësirën e vetë sepse ka kaluar ligji në lexim të parë tash është në lexim të dytë, dhe do të duhej ta kthente në shenjë gabimi që e ka bërë ndaj veteranëve”, tha Molliqaj./arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...