Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev.
Tre liderët evropianë udhëtuan me tren drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit. Mediat e duaja publikuan pamjet, teksa ata ishin së bashku në një tren.
Vizita ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa tre liderët kërkojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.
“Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve”, tha Macron ndërsa mbërriti në Kiev.
I pyetur pse po ndodhte vizita tani, një zyrtar i Elysee tha se ata kishin konsideruar se ishte më mirë ta bënin pak përpara samitit të BE-së javën e ardhshme që do të diskutojë ofertën e Kiev për t’u bashkuar me bllokun 27-vendësh. /abcnews.al
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...