Presidentja Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, është shprehur se prioritet i institucionit që drejton është luftimi i këtij fenomeni negativ dhe krijimi i një drejtësie që është ën shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Në profilin e saj në Facebook Jahjaga shkruan se Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, mekanizëm ky i krijuar nga vetë ajo, ka arritur që të rrisë efikasitetin në mes institucioneve në luftimin kudër korrupsionit.
“Korrupsioni është një e keqe që kërcënon çdo shoqëri, që pengon zhvillimin e shtetit, minon sundimin e ligjit dhe ngadalëson rritjen ekonomike të vendit. Si Presidente e Republikës së Kosovës jam e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një sistem të pavarur të drejtësisë, në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të shtetit ligjor”.
“Përmes Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, të themeluar dhe udhëhequr nga unë, ne kemi përmirësuar bashkërendimin dhe efikasitetin ndërmjet institucioneve të mandatuara për ta luftuar korrupsionin. E kemi përmirësuar transparencën si dhe po punojmë me shoqërinë civile për të ngritur vetëdijesimin për domosdoshmërinë e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit. Në vitet e fundit, sistemi gjyqësor ka ngritur ndjeshëm numrin e rasteve kundër zyrtarëve të lartë për raste korrupsioni”, ka shkruar presidentja.
Ajo bën të ditur se Kosova krahasuar me vitin e kaluar e ka përmirësuar dukshëm shkallën e korrupsionit në vend.
“Sipas ‘Indikatorëve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka përmirësuar Kontrollin e Korrupsionit për 16%, krahasuar me vitin e kaluar”.
Ndër të tjerash me anë të kësaj letre që Jahjaga e ka shkruar në Facebook, ajo i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që urgjentisht të miratojë Ligjin e Ri për Prokurimin Publik, që sipas presidentes do ta bënte më transparent procesin e prokurimit publik.
“Ftoj Kuvendin e Kosovës që të miratojë sa më parë Ligjin e ri për Prokurim Publik i cili përpos që do të sigurojë integritetin e domosdoshëm në procesin e prokurimit, do të mundësojë edhe prokurimin elektronik në Kosovë për ta bërë tenderimin e parasë publike më transparent”.
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...
Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vi...
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këty...
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan