Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, sot viziton Kosovën.
Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtne , Donika Gërvalla-Schwarz.
“Temë e diskutimit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar për RTKlive, një ditë më parë, Gabriele Juen, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.
Ajo theksoi gjithashtu se në agjendë janë edhe një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë si dhe ushtarët e Austrisë, që shërbejnë në kontingjentin e KFOR-it.
“Temë e takimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin perëndimor”, tha Juen.
Javë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkoi kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...