Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në kuadër të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë arritur ta ndalojnë dhe identifikojnë të dyshuarin rreth orës 14:00 në Rr ”Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Ulpianës në Prishtinë, thuhet në një komunikatë për medie, të lëshuar nga Policia e Kosovës, shkruan arbresh.info
Pas komunikimit me të dyshuarin, i njëjti ka deklaruar se posedon substancë të dyshuar narkotike.
Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN-së) pas zhvillimit të hetimeve dhe komunikimit me të dyshuarin, i njëjti pranon se në shtëpi posedon edhe substanca psikotrope ose analoge (përzierës), thuhet tutje në komunikatë.
Në cilësi të provës material tek i dyshuari A.H; viti i lindjes 1968, janë gjetur dhe sekuestruar:
14.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë,
412 gram substancë psikotrope ose analoge (përzierës),
2 telefona celular,
10 euro të falsifikuara,
326.5 euro para.
I dyshuari është shoqëruar në zyrat e antidrogës në Prishtinë për intervistë në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorin, iniciohet rasti “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikimi i parasë” sipas kodit penal të RKS-së.
Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore-Departamentit i Krimeve të Rënda në Prishtinë i dyshuari pas intervistimit dhe kontrollimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë./arbreshi.info/
Kryeqyteti nënshkruan kontratën 1.5 milionëshe për vazhdimin...
Vetaksidenti në Banjë të Istogut përfundon me sulm fizik, ar...
Sveçla takohet me Prattipatin, flasin për situatën aktuale n...
Hasani në Bruksel për konferencën e pestë ndërqeveritare, pr...
UEFA në mënyrë të çuditshme nuk ndau medalje fituese të Ligë...
Policia ndalon tre të rinj serb në Graçanicë, kishin me vete...