Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë një postim pas ndeshjes ndaj Greqisë.
Ademi ka falënderuar tifozët e kombëtares së Kosovës, Dardanët për përkrahjen e dhënë për lojtarët.
Kryetari i FFK i krahasoi tifozët me disa luanë që nuk u dorëzuan deri në minutat e fundit.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e Agim Ademit.
Edhe pas ndeshjes bashkë me Dardanët.
Ishin këta luana dardanë që brohoritën dhe përkrahën futbollistët tanë deri në minutat e fundit përkundër humbjes dhe nuk ranë pre e provokimeve të shumta nga tifozët vendas.
Bravo djema jeni më të mirët!
Bashkë për futbollin deri në fund. Sukseset pashmangshëm do të vijnë!
Faleminderit. /arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...