U arrestua në pikën kufitare të Preshevës ukrainasi Andriy Naumov.
Naumov njihet si një nga drejtuesit e shërbimit të inteligjencës ukrainase SBU, i cili është shkarkuar më 31 mars për shkak të tradhtisë së lartë.
Doganierët dhe punonjësit e policisë kufitare parandaluan kontrabandën e 600 mijë eurove, 125 mijë dollarëve cash dhe një guri të çmuar smerald në mjetin tip “BMW”, në të cilin gjendeshin.
Më 31 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e largoi atë nga posti i kreut të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, duke e akuzuar për tradhti të lartë. Shtetasi gjerman dyshohet se është shoferi i tij. Në një deklaratë të MPB-së së Serbisë tre ditë më parë thuhet se gjermani A. A. dhe ukrainasi A. N. janë arrestuar nën dyshimin për pastrim parash./javanews/
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...