Të gjithë në pritje të ndeshjes si finale mes Greqisë dhe Kosovës, e cila luhet sonte në orën 20.45 në Volos.
Kosova kërkon fitore në Volos dhe do t’i përforconte fuqishëm gjasat për kreun e tabelës në Ligën C të Kombeve në futboll.
Kryetari i tifozëve Dardanë, Lulzim Berisha, tha se sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë
Sot, kur shënojmë ditën e çlirimit të Kosovës, na rikthehen në mendje kujtimet e hidhura dhe gjithë ata njerëz të luftës dhe pendës, të cilët dhanë kontribut të çmuar që ne tani të jetojmë në liri.
Kjo datë e shenjtë për popullin tonë përkon me një ngjarje të madhe sportive, kur Kombëtarja e Kosovës sonte luan një ndeshje kruciale ndaj Greqisë.
Duam tri pikë për ta nderuar këtë përvjetor lirie dhe për ta nisur një rrugëtim, i cili i përmbushë pritshmëritë dhe vullnetin e të gjithëve.
Kërkojmë një ndeshje ku të gjithë të ndjejnë të rrahurat e zemrës.
Mirënjohës ndaj lirisë. Të përgjegjshëm ndaj detyrave me të cilat ngarkohemi.
Përpara Kosovë!
Përpara Dardanë

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot