Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkruar për Ditën e Çlirimit.
Ai në postimin e tij shkruan vetëm një paragraf për lirinë e Kosovës të arritur me sakrifica të mëdha.
Ky është postimi i tij:
Lirinë e fituam pas një lufte të pabarabartë e me shumë sakrifica, por si popull historikisht e kemi pasur guximin dhe bindjen se duhet rezistuar deri në vetëvendosje të plotë të popullit tonë.
Liria dhe vetëvendosja janë një, e para pa të dytën nuk ka kuptim. Sot, festojmë 23 vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Liria ka qenë e pashmangshme, ndërsa VETËVENDOSJE!, e domosdoshme.
Me qëllimin për të luftuar ndaj secilës padrejtësi ndaj popullit tonë dhe qytetarëve tanë, Lëvizja u organizua për 17 vite në çdo lagje e qytet, në çdo rrugicë e në çdo familje. Sot, Lëvizja është shtylla e fortë e Qeverisë e dera e hapur e qytetarit për zgjidhje.
Lëvizja do të jetojë sepse ajo nuk është ndalur asnjëherë, edhe kur është përballur me stuhitë më të mëdha që kanë synuar shkatërrimin e saj.
Vullneti, angazhimi dhe atdhedashuria e aktivistëve tanë, do ta mbajë Lëvizjen lartë përherë./arbresh.info/
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Minis...
Drita – Alkmaar, formacionet zyrtare